Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti e ka komentuar derbin Gjilani – Drita, që u mbyll me fitoren e bardhëekaltërve 0-1.
Sahiti tha që zhagitjet e shumta të lojën në minutat e fundit nuk iu lanë shije të hijshme tifozëve.
“Pashë shumë zhagitje. Ekipi që ishte në avantazh sa herë iu jepej mundësia u rrëzonin dhe fitonin kohë. Nuk po e fajësojë trajnerin (Ardian Nuhiun), pasi lojtarët e bëjnë vetë këtë nga ritmi i lartë dhe nga lodhja”, theksoi Sahiti.
Sipas tij, futbollistët e Dritës e kanë zhagitur lojën në 20 minutat e fundit, duke lejuar që të luhet shumë pak futboll aktiv.
“Pasi që kemi klubi që paguajnë mirë lojtarët si Drita, Feronikeli, Gjilani e të tjera, atëherë duhet të marrim mësim pak nga kampionatet përreth. Edhe gjyqtarët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë”, deklaroi Sahiti.