DYLON

Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve
Avatar photo Redaksia

UEFA e ka publikuar orarin e ndeshjeve për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, të cilat do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm. Kombëtarja e Kosovës do ta nisë këtë edicion në Ligën C, si mysafire me ndeshjen kundër Estonisë ose Qipros, më 2 qershor.

“Këto dy ekipe në muajin mars do të luajnë ndeshjen e ‘play-aut’-it dhe fituesi i këtij dueli do t’i vazhdojë garat në Ligën C, derisa humbësi në Ligën D. Muaji qershor do të jetë i ngjeshur për Dardanët, ngase do t’i luajnë edhe tri ndeshje tjera”, njofton FFK.

EkoHigjiena

Më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë, kurse më 9 qershor do të luajnë kundër Irlandës së Veriut.

“Ndeshjet e këtij muaji Kosova i mbyll si mysafire në duel me Greqinë, më 12 qershor. Ndërkaq, në vjeshtë Kosova fillimisht luan si mysafire e Irlandës së Veriut, më 24 shtator, derisa tri ditë më vonë në shtëpi e pret Qipron ose Estoninë. Fituesi i Grupit C2 do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve”, njofton FFK.  /2LONLINE/Foto: LUMIHD/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.