DYLON

Ky është moti për dy ditët në vijim

Ky është moti për dy ditët në vijim
Avatar photo Elife Sherifi

Sipas Prishtina Weather, ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ftohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, të thatë, por të ftohtë.

Nga dita e enjte masat e ftohta ajrore zhvendosen në juglindje të rajonit, e temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje të lehtë mbi vlera mesatare gjatë ditës së premte.

Orëve të mëngjesit mbetet mot më i ftohtë dhe me ngrica.

EkoHigjiena

Vlerat e ciilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, sidomos ditën e enjte.

8.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 1.

9.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-2m/s. Indeksi UV: 1.