/2L ONLINE/ – Nesër (e shtunë, 11 qershor) në Gjilan, mbahet manifestimi rajonal i poezisë “Trekëndëshi poetik i paqes”, në organizim të Ars Klubit Beqir Musliu”. Ky edicion, i gjashti me radhë, i kushtohet shkrimtarit Beqir Musliu, në 71-vjetorin e lindjes dhe 20-vjetorin e vdekjes.
Fillimisht, në ora 10:00, do të vendosen lule te varri i shkrimtarit, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Pjesa tjetër e manifestimit mbahet në restorantin “Dunavi” në Grykën e Karadakut, në trekëndëshin ku bashkohen dhe ndahen shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.
Në ora 11:30, bëhet hapja e Manisfetimit, për të vazhduar me përurimin e librit “Poetika e Beqir Musliut”.
Në ora 12:30, programi vazhdon me poezinë e Agim Matos. Në ora 15:00 mbahet ora letrare e poetëve “Koha e poezisë”. Manifestimi përmbyllet në ora 16:00.
Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” thotë se në rast të kohës me shi, “Trekëndëshi….” do të mbahet në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan. /2L ONLINE/