DYLON

Ky bashkëpunim është hap i rëndësishëm në ndërtimin e urave të dijes dhe të kulturës mes nxënësve e mësimdhënësve tanë

Ky bashkëpunim është hap i rëndësishëm në ndërtimin e urave të dijes dhe të kulturës mes nxënësve e mësimdhënësve tanë
Avatar photo Redaksia

“Me kënaqësi mora pjesë në një takim të veçantë mes shkollës “Bajram Shabani” nga Kumanova, shkollës “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva dhe shkollës së fshatit Velekincë “Mulla Idris Gjilani””, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se ky bashkëpunim është hap i rëndësishëm në ndërtimin e urave të dijes dhe të kulturës mes nxënësve e mësimdhënësve tanë.

EkoHigjiena

Në kuadër të nismës “Arsimi na bashkon” u zhvilluan aktivitete e gara sportive, ku nxënësit e tri shkollave mësuan mbi vlerën e ekipit, respektit dhe të bashkëpunimit.

“Bashkë me përfaqësues të tri shkollave bëmë vizita nëpër qytet dhe u dakorduam që aktivitetet e tilla t’i shtojmë”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.