DYLON

KVRL-ja synon emancipimin e femrave të reja në zonat rurale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ -Organizuar nga Këshilli i Veprimit Lokal Rinor (KVRL) në Viti, në kuadër të projektit “Unë jam e barabartë” u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temën “Emancipimi i femrave të reja në zonat rurale, problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit”. Përndryshe ky projekt mbështete nga Komisioni i Evropian në bashkë financim me Komunën e Vitisë në kuadër të projektit “ Cross Border”.

Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, tha se drejtoria e saj mbështet fuqishëm këtë projekt duke potencuar së është më rëndësi të veçantë që gratë të gëzojnë të drejtat e tyre që garantohen me kushtetutë dhe ligj.

EkoHigjiena

” Ky projekt për mua ka një rëndësi shumë të veçantë dhe si e tillë në e përkrahemi atë fuqishëm. Me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi gratë dhe burrat janë të barabartë.” u shpreh Sylejmani.

Ajo ju bëri thirrje femrave të ngritin zërin dhe të shfrytëzojnë të drejtat që ju takojnë.

Ndërkaq Adnan Ramadani, koordinator i këtij projekti tha se projekti ““Unë jam e barabartë” ka për qëllim kryesor emancipimin e femrave të reja në zonat rurale por edhe njohjen me problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit.

Përndryshe në këtë takim pos grupit e të rinjve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, shoqërisë civile, përfaqësues të subjekteve politike.  /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.