DYLON

KV Dritat prezanton përforcimin e radhës, volejbollisten amerikane Jordyn Freeman

KV Dritat prezanton përforcimin e radhës, volejbollisten amerikane Jordyn Freeman
Avatar photo Redaksia

“Klubi i Volejbollit “Drita” – Femrat, vazhdon me intensitet të lartë ndërtimin e skuadrës, duke kompletuar ekipin edhe me përforcimin e radhës nga SHBA. Fjala është për lojtaren amerikane Jordyn Freeman, e cila i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e një projekti serioz, ambicioz dhe fitues për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardhekaltër.

Në këtë njoftim thuhet tutje se presidenti i klubit, Idriz Berisha, po e dëshmon qartë vizionin e tij që në fillim të mandatit, duke sjellë përforcime cilësore, eksperiencë dhe mentalitet fitues, me një objektiv të vetëm: ta rikthejë Dritën aty ku e ka vendin.

EkoHigjiena

“Me afrimin e amerikanes Jordyn Freeman, KV Drita tregon se nuk ndërton për pjesëmarrje, por për dominim, stabilitet dhe fitore në çdo ndeshje”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.