/2L ONLINE/ – Ashtu siç është pritur, ndonëse me mund të madh, volejbollistet e Dritës kanë shënuar fitoren e parë në ndeshjen e drejtpërdrejtë për titull të kampionit, duke bërë kështu një hap të madh drejt titullit, pozitë kjo që e dërgon drejtpërdrejt në gara ndërkombëtare. Në kuadër të ndeshjes së parë të Play off-it, të zhvilluar në Gjilan, Drita ia ka dalë me mund të madh, por mjaft e sigurt të mposht rivalin e drejtpërdrejt, skuadrën mjaft të komponuar e homogjene të Skënderajit me rezultat 3 : 1 në seta.
Në ndeshjen e parë të Play-off-it në volejboll për femra, ashtu sic edhe është pritur, bazuar në kualitetet dhe rezultatet e shënuara gjatë këtij kampionati, skuadra e Drites ia ka dalë të shënoj fitore në ndeshjen e parë të garave shtesë të Play –of-it, kundër skuadrës shumë cilësore e të papërshtatshme të Skenderajt, edhe atë me rezultat 3 : 1 në seta. (25 : 21; 25 : 19; 23 : 25; dhe 25 : 20).
Në fakt ambienti i jashtëzakonshëm në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, ka qenë një motiv shtesë për volejbollistet e Dritës, për të demostruar lojë cilësore, si dhe për të mos lejuar ndonjë befasi në terrenin e saj, pasi fitorja e parë si vendëse, ka vlerë të madhe kur dihet se në ndeshjen e dytë në Skenderaj, lehtë mund edhe të pësojnë, pavarësisht se në ndeshjet e drejtpërdrejta gjatë këtij kampionati Drita ka dëshmuar se është potencialisht për një nivel më e përgatitur dhe më kualitative se skuadrat tjera, duke mos përjashtuar edhe kundërshtarin e mbrëmshëm, skuadrën e Skendarajit.
Volejbollistet e Dritës kanë dëshmuar edhe një herë afinitetin, elasticiitetin dhe superioritetin e tyre, sidomos në setin e parë dytë e të katërt, ndërkohë që në setin e tretë është vërejtur një oscilim i natyrshëm në lojë, siç ndodhë në raste të tilla të rëndësisë së veçantë, siç ishte ndeshja e mbrëmshme. Me kreativitetin e tyre, lojtaret e Dritës kanë bërë që publiku në sallë t’i mbështesë në vazhdimësi me brohoritje e ovacione, me ç’rast ka qenë çdo gjë e sinkronizuar, si jashtë fushës së lojës, po ashtu edhe brenda saj, si në servime e pasime po ashtu edhe në gjuajtje e bllokime.
Pas përfundimit të kësaj sfide, sa të rëndësishme po aq edhe të vështirë, kryetrajneri Lorik Ilazi është shprehur tejet i kënaqur me fitoren dhe lojën e demostruar nga volejbollistet e skuadrës së tij.
“ntusiazmin e gëzimit dhe fitores e ka shfaqur edhe njëra nga volejbollistet ndër më cilësore të skuadrës së Dritës, kapitenia, Fjolla Hyseni, e cila ke theksuar se rezultati i ndeshjes ka qenë i pritur, ndërkohë që është shprehur tejet mirënjohëse ndaj prezencës dhe përkrahjes së publikut në sallë.
Vlen të theksohet se ndeshja e radhës, e dyta e finales së Play Off-it zhvillohet të dielën në Mitrovicë, ku lehtë mund të ndodhë që Drita të shpallet kampione e Superligës për edicionin 2015/2016, për të fituar kësisoj të drejtën e përfaqësimit të volejbollit kosovarë në arenën ndërkombëtare.
Në anën tjetër, nëse Drita të dielën eventualisht pëson humbje në Mitrovicë, sipas propozicioneve të garave do të zhvillojë ndeshjen e tretë në terren të vet, e cila në zhargonin sportiv njihet si ndeshje suplementare. /2L ONLINE/