DYLON

KV Drita vazhdon me fitore

KV Drita vazhdon me fitore
Avatar photo Redaksia

Duket se KV Drita (M) ka gjetur rrugën e mbarë që është e trasuar vetëm për fitore. Ajo ka shënuar fitoren e tretë në këtë fillim kampionat, në Raiffeisen Superligën A, të Kosovës në Volejboll.

Kësaj here Drita ka mundur ekipin e Ferizajt 3:0, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në tri xhiro të luajtura.

EkoHigjiena

Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro e tretë
Drita 3:0 Ferizaj
Setet: 25:21, 25:22, 27:25

“Sonte në Ferizaj, ndaj kampionit në fuqi KV Ferizaj, djemtë tanë treguan lojë të jashtëzakonshme duke fituar me rezultat të pastër 3:0 në sete. Deri më tani këtë sezon: 3 ndeshje, 3 fitore. Fillim perfekt i sezonit për KV Drita. Faleminderit gjithë bashkëpuntorëve tanë për përkrahjen e vazhdueshme, së bashku drejt sukseseve të reja”, thonë drejtuesit e klubit “bardhë e kaltër”, pas këtij suksesi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.