DYLON
Finalja: Drita – Golden Eagle Theranda 3:0

KV Drita U18 shpallet Kampion i Kosovës për sezonin 2025/2026

KV Drita U18 shpallet Kampion i Kosovës për sezonin 2025/2026
Avatar photo Redaksia
Sipas drejtuesve të klubit, kjo fitore nuk është rastësi, është rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi dhe një vizioni të qartë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Sot janë zhvilluar garat përfundimtare të Play-Off-it, në volejboll, në konkurrencën e meshkujve U18, ku morën pjesë katër skuadrat më të mira të sezonit nga Superliga A: Drita, Golden Eagle Theranda, Ferizaj dhe Vëllaznimi.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale dhe finales, titulli i kampionit të Kosovës për sezonin 2025/2026 i takoi skuadrës së Drita, e cila tregoi paraqitje të shkëlqyeshme gjatë gjithë turneut final.

EkoHigjiena

Rezultatet:
Gjysmëfinalet
Drita – Vëllaznimi 2:0
(25:20, 25:21)
Golden Eagle Theranda – Ferizaj 2:1
(25:16, 14:25, 16:14)

Finalja
Drita – Golden Eagle Theranda 3:0
(25:15, 25:14, 25:23)

Medaljet për ekipet pjesëmarrëse i ndanë Fadil Lumi, Komesar i Garave, dhe Ermal Maliqi, anëtar i bordit. Ndërsa kupën e kampionit e dorëzoi Gëzim Brahimi, anëtar i bordit në FVK.

FVK e uron KV Drita (M), për titullin e kampionit të Kosovës në konkurrencën U18 për meshkuj!

E, ky sukses është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga drejtuesit e klubit “bardh e kaltër”.

“Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt, kësaj radhe nga gjeneratat e reja! Sot, juniorët tanë treguan karakter, disiplinë dhe cilësi të lartë duke triumfuar në finale me rezultat të pastër 3:0 në sete ndaj Golden Eagle Therandës dhe duke u shpallur për herë të parë Kampion në histori të klubit për gjeneratën U18”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Sipas drejtuesve të klubit, kjo fitore nuk është rastësi, është rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi dhe një vizioni të qartë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

“KV Drita po dëshmon çdo ditë se investimi në talentet e rinj është rruga e duhur, duke ndërtuar jo vetëm sportistë të fortë, por edhe karaktere të shëndosha. Stafi i trajnerëve po bën një punë të jashtëzakonshme, duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje çdo lojtari të ri që të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij maksimal”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas të volejbollit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.