DYLON

KV Drita: Super lajm, Megi Bislimi pjesë e gjigantit evropian

KV Drita: Super lajm, Megi Bislimi pjesë e gjigantit evropian
Avatar photo Redaksia

“Skuadra turke, Eczacibasi Dynavit, i ka siguruar shërbimet e volejbollistes tonë, Megi Bislimi. Lojtarja nga Akademia Drita, ka kohë që është në radarët e klubeve më të forta evropiane”, bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të klubit të volejbollit Drita nga Gjilani.

Më tej thuhet se, 15 vjeçarja Megi Bislimi, e cila luan në pozitën e Gjuajtëses Anësore, ka dhënë kontribut të madh në sukseset e KV Drita në vitin e fundit, e poashtu edhe në Kombëtaret U17, U19 dhe U22.

EkoHigjiena

Megi është edhe vajza e ish volejbollistes së KV Drita, Mimoza Shkodra-Bislimi ku gjithashtu edhe mami Megit, Moza ishte lojtare e KV Drita dhe po nga Akademia jonë.

Transferimi i Megi Bislimit te skuadra turke, është një super lajm për volejbollin kosovar, e poashtu edhe mundësi për rritjen e saj profesionale në sportin e volejbollit.

KV Drita e uron për kontratën me Eczacibasi Dynavit, duke i dëshiruar shumë suksese e fat në karrierë, thuhet në fund të njofitmit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.