KV Drita: Sporti na bashkon – me respekt për historinë dhe me besim për të ardhmen
Klubi i Volejbollit KV Drita (F) është fituese e Turneut Mbarëkombëtar në volejboll, Kupa “Adem Jashari”. Ky klub ka falënderuar organizatorin e këtij turneu të rëndësishme, KV Skenderaj, si dhe të gjitha institucionet dhe personat që kontribuuan në realizimin e Turneut Mbarëkombëtar Kupa “Adem Jashari”.
Ja deklarata e plotë falënderuese e klubit gjilanas.
***
Falënderim për organizimin e Turneut Mbarëkombëtar Kupa ”Adem Jashari”
KV Drita shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për organizatorët e këtij turneu të rëndësishëm, KV Skenderaj, si dhe për të gjithë institucionet dhe personat që kontribuuan në realizimin e Turneut Mbarëkombëtar Kupa “Adem Jashari”.
Ky turne kishte një vlerë të veçantë sportive dhe kombëtare, duke bashkuar ekipe nga Kosova dhe Shqipëria, në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe të sakrificës së familjes Jashari. Përmes sportit u dëshmua edhe një herë se volejbolli është një urë që bashkon sportistët dhe forcon miqësinë ndërmjet klubeve dhe vendeve tona.
Falënderojmë organizatorët për mikpritjen, organizimin dhe atmosferën shumë të mirë sportive gjatë gjithë turneut.
Mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse që kontribuan në cilësinë dhe rivalitetin sportiv të këtij aktiviteti.
Sporti na bashkon – me respekt për historinë dhe me besim për të ardhmen. /2LONLINE/
