KV Drita, regjistron fitoren e shtatë sezonale, kësaj here triumfoi ndaj KV Prishtina (3:0)
KV Drita konfirmon dominimin në shtëpi duke regjistruar fitoren e shtatë sezonale, që e mban skuadrën gjilanase në vendin e dytë të tabelës së kalsifikimit, menjëherë pas liderit Peja.
Sonte në Kamenicë KV Drita tregoi forcën, bashkimin dhe shpirtin luftarak, duke triumfuar kundër KV Prishtina me një paraqitje të shkëlqyer në fushë.
Rezultati final i takimi, fitorja e pastër, 3:0 në sete.
Raiffeisen Superliga (Meshkujt) – Xhiro 9
KV Drita – KV Prishtina 3:0
Setet: 25:22, 25:18, 25:19
“Çdo set, çdo pikë dhe çdo top i prekur treguan përkushtimin e djemve tanë dhe stafit teknik. Kjo fitore është rezultat i punës së palodhshme, besimit dhe dashurisë për ngjyrat tona kaltër e bardhë. Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e jashtëzakonshme, ju jeni fuqia jonë më e madhe”., thuhet në njoftimi ne KV Drita.
Përndryshe, fitore shënuan edhe Junioret e Dritës duke mposhtur të rinjtë e Prishtinës me rezultat 2-0 në sete. /2LONLINE/
