DYLON

KV Drita prezanton përforcimin e parë për sezonin e ri, pasuesja amerikane Arien Fafard vishet bardhekaltër

KV Drita prezanton përforcimin e parë për sezonin e ri, pasuesja amerikane Arien Fafard vishet bardhekaltër
Avatar photo Redaksia

Presidenti i ri i KV Drita – Femrat, Idriz Berisha ka bërë me dije se po e nis mandatin me risi dhe ambicie të mëdha, duke dhënë menjëherë një mesazh të qartë për sezonin e ri, duke prezantuar përforcimin e parë që është pasuesja amerikane Arien Fafard.

Sipas drejtuesve të KV Drita, volejbollistja Fafard vjen nga SHBA, pas shumë vitesh përvojë dhe aktivizimi si titullarë në divizione shumë të larta të volejbollit amerikan. Është një lojtare me cilësi të lartë, eksperiencë ndërkombëtare dhe mentalitet  fitues, e gatshme të japë maksimumin për fanellën bardhë e kaltër.

EkoHigjiena

“Ky nuk është përforcimi i fundit. KV Drita hyn në edicionin e ri me objektiva të qarta  dhe mentalitet kampioni, ku çdo ndeshje trajtohet për fitore. Bashkë drejt sukseseve të reja. Bashkë, drejt titullit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardhekaltër.  /2LONLINE/