DYLON

KV Drita përforcohet me pasuesin amerikan Joshua Friedman

KV Drita përforcohet me pasuesin amerikan Joshua Friedman
Avatar photo Redaksia

Transferimi më i ri të Klubi i Volejbollit Drita për sezonin e ri, është pasuesin amerikan Joshua Friedman.

Drejtuesit e KV Drita bënë me dije se Joshua vjen nga një rrugëtim i suksesshëm në volejbollin universitar amerikan, duke qenë pjesë e programeve prestigjioze si Menlo University, USC University dhe Hawaii University. Me një gjatësi prej 1.92m, ai sjell cilësi, energji dhe eksperiencë të vlefshme në repartin e pasuesve.

EkoHigjiena

Në moshën 24-vjeçare, Friedman konsiderohet një lojtar me potencial të madh dhe me karakteristika moderne të lojës, duke u dalluar për organizimin e sulmit, shërbimin dhe disiplinën taktike në fushë.

“Jemi të bindur se Joshua do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të ndihmojë KV Dritën në arritjen e objektivave për sezonin 2026/27”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “bardh e kaltër”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.