DYLON

KV Drita përforcohet me amerikanin Brenden Hardt

KV Drita përforcohet me amerikanin Brenden Hardt
Avatar photo Redaksia

“Klubi i volejbollit Drita (Meshkujt) ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri me transferimin e volejbollistit amerikan, Brenden Hardt”, njoftojnë drejtuesit e klubit.

Hardt, i gjatë 208 cm, luan në pozitën e korrektorit dhe vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar ekipit të Dritës në garat e sezonit të ri.

EkoHigjiena

“Me fuqinë në sulm, gjatësinë dhe eksperiencën e tij, Brenden pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën dhe një vlerë e shtuar në objektivat tona”, thuhet tutje në njoftimin e klubit “bardh e kaltër’.

Me këtë transferim, Drita kompleton skuadrën për sezonin e ri!

“I urojmë Brenden Hardt mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e Dritës”, thuhet në fund të njofitmit zyrtar të KV drita.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.