DYLON

KV Drita nga Gjilani do ta organizojë BVA Kupën e Klubeve për Femra 2025

KV Drita nga Gjilani do ta organizojë BVA Kupën e Klubeve për Femra 2025
Avatar photo Redaksia

“Federata Ballkanike e Volejbollit (BVA) ka konfirmuar zyrtarisht përmes një komunikate me email se organizimi i BVA Kupës Ballkanike për Klube 2025 (femrat), i është besuar KV Drita nga Gjilani”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës, transmeton 2LONLINE.com.

Më tej në njoftimin e Federatës thuhet:

EkoHigjiena

“Ky është një lajm i rëndësishëm për volejbollin kosovar, pasi për herë të tretë, KV Drita do të jetë nikoqire e kësaj gare prestigjioze rajonale.

Turneu do të mbahet në qytetin e Gjilanit, me pjesëmarrjen e katër klubeve:

• ZOK Borac – Bosnje dhe Hercegovinë

• AEK Athens – Greqi

• OK Fit Fan Volej – Maqedonia e Veriut

• KV Drita – Kosovë

Në emailin e dërguar nga BVA theksohet:

“Ju falënderojmë për konfirmimin e pjesëmarrjes në BVA Cup për meshkuj dhe femra në vitin 2025. Ju informojmë se organizimi i BVA Cup për femra i është besuar klubit KV Drita nga Kosova.”

KV Drita e kishte organizuar në formën më të mirë të njëjtën garë në vitet 2017 dhe 2023.

Me përvojën e arritur ndër vite, në organizime të kësaj natyre, pritet që edhe sivjet teknikisht dhe operativisht, KV Drita ta bëjë më të mirën, që të vlerësohet me nota të larta.

BVA Cup pritet të organizohet në 10 ditëshin e fundit të Shtatorit, kurse data e saktë pritet të mësohet së shpejti.

Ky vendim është dëshmi e reputacionit dhe profesionalizmit që volejbolli kosovar e ka ndërtuar në organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, duke forcuar rolin e Kosovës në arenën rajonale të volejbollit”, thuhet në fund të njoftimit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.  /2LONLINE/