KV Drita (M) vazhdon bashkëpunimin edhe me Rinor Hazrollin dhe Rilind Gashin
Drejtuesit e Klubit të Volejbollit KV Drita nga Gjilani kanë bërë me dije se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me dy volejbollistët, Rinor Hazrollin dhe Rilind Gashin.
Në KV Drita bëjnë të ditur se kanë arritur marrëveshjen e re për edicionin e ri me lojtarin që luan në pozitën e qendrës, Rinor Hazrolli.
“Projekti i klubit me lojtarë të ri e vendor vazhdon dhe Rinori është lojtari i duhur për objektivat e klubit”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu drejtuesit e klubit thonë se edhe Rilind Gashi do të vazhdojë të jetë i veshur me ngjyrat bardh e kaltër, transmeton 2LONLINE.com.
“Kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin e ri me lojtarin më të mirë në Kosovë në pozitën e liberos, Rilind Gashi. Pas një super edicioni së bashku vitin e fundit, Lindi vazhdon të jetë lojtari kyq në projektin e Dritës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/
