DYLON

KV Drita (M) – Nënkampion i Kosovës në volejboll 2024/25

KV Drita (M) – Nënkampion i Kosovës në volejboll 2024/25
Avatar photo Redaksia

KV Ferizaj ka fituar ndaj KV Drita, në finalen e katërt të serisë, duke siguruar kështu fitoren e tretë dhe mbylljen e serisë së play-off-it, duke u shpallur kampion i Kosovës në volejboll për meshkuj.

E skuadra e Dritës, të cilës iu nda medalja e argjend, është nënkampione e Kosovës dhe edhe kjo konsiderohet sukses i madh për djelmoshat “bardhekaltër”.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit gjilanas thanë se janë krenar me këta djelmosha dhe këtë super skuadër që me moshë mesatare prej 20.2 vjet arrijnë në majat e volejbollit kosovar.

“Me këta djelmosha ishim finalist të Kupës dhe Finalist i Play-offit duke arritur të jemi nënkampion i Superligës, pasi në Finale mposhtemi 3-1 me ndeshje kundër skuadrës së Ferizajt të cilëve ju urojmë për titullin Kampion”, thuhet në njoftimin zyrtar të KV Drita, transmeton 2LONLINE.com.

Sezonin e ardhshme KV Drita si nënkampion do të marrë pjesë për herë të parë në histori të klubit në garat evropiane.

“Ky është vetëm një fillim i mbarë për Dritën – tashmë jemi në rrugë të drejtë dhe Drita nuk do të ndalet asnjëherë! shihemi sezonen e ardhshme! akoma edhe shumë gjëra të bukura na presin përpara. Faleminderit nga zemra secilit lojtarë për super emocionet që na keni dhuruar këtë edicion, stafit të trajnerëve e kryesisë së klubit, secilit donatorë e njerëz të mirë që na kanë qëndruar afër, faleminderit Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit e komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.