DYLON

KV Drita (M) me fitore siguron finalen e “Play Off 2025”

KV Drita (M) me fitore siguron finalen e “Play Off 2025”
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita (M), ka fituar edhe ndeshjet e dytë gjysmëfinale ndaj KV Skënderbeut, edhe atë me rikthim rezultati nga 0:2 në 3:2 në sete, duke siguruar kështu finalen e “Play Off 2025”, Raiffeisen Superliga A, në volejbollin e meshkujve, transmeton 2LONLINE.com.

Drita 3:2 Skënderbeu
Setet: 23:25, 20:25, 25:19, 25:18, 15:9

EkoHigjiena

Në Palestrën e qytetit në Kamenicë, volejbollistët  e skuadrës bardh e kaltër nga Gjilani u ballafaquan me volejbollistët e Skënderbeut (Lipjan), në një ndeshje dramatike me plotë emocion duke e mundur me rezultat 3 me 2 në sete. ishin mysafirët që fituan dy setet e para, por gjilanasit u rikthyen dhe mbyllën ndeshjen me fitore që ua siguroi finalen e madhe, transmeton 2LONLINE.com..

Gjysmëfinalja tjetër luhet nesër ku KV Peja pret KV Ferizaj. Nëse skuadra e Ferizajt shënon fitore, do të jetë rivale e Dritës në finale, ndërsa nëse Peja fiton, do të kemi edhe ndeshjen e tretë.

Gjithsesi, ajo që u intereson adhuruesve gjilanas të volejbollit, KV Dritën e kemi finaliste. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.