DYLON

KV Drita (M): Falënderim për sponsorët dhe mediat

KV Drita (M): Falënderim për sponsorët dhe mediat
Avatar photo Redaksia

KV Drita (M):

Klubi i Volejbollit Drita Meshkujt shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë sponsorët dhe mediat, të cilët gjatë gjithë këtij viti kanë qenë pranë skuadrës sonë me mbështetje të vazhdueshme, angazhim dhe bashkëpunim korrekt.

EkoHigjiena

Kontributi juaj ka qenë tejet i rëndësishëm në funksionimin dhe zhvillimin e klubit, duke na ndihmuar që të përfaqësojmë me dinjitet qytetin e Gjilanit dhe ngjyrat bardh e kaltër në çdo paraqitje.

Falënderim i veçantë për mediat për pasqyrimin profesional dhe përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për sponsorët për besimin dhe përkushtimin ndaj klubit tonë.

Ju faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me suksese edhe më të mëdha.

Me respekt,
KV DRITA MESHKUJT

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.