DYLON

KV Drita (M) e nis me fitore sezonin e ri

KV Drita (M) e nis me fitore sezonin e ri
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita (M), e ka nisur mbarë sezonin e ri garues 2025/26, të Raiffeisen Superligës A të Volejbollit, pasi ka shënuar fitore ndaj KV Peja, me rezultat 3:2 në sete.

“Ishte një ndeshje dramatike dhe plot emocion, djemtë tanë arritën të mposhtin Pejën me rezultat 3-2 në sete. Falë lojës së fortë, shpirtit luftarak dhe përkrahjes së tifozëve tanë, e nisëm sezonin me fitore në shtëpi”, thuhet në njofitmin zyrtar të klubit, pas këtij suksesi në fillim të këtij sezoni vjeshtor. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.