DYLON

KV Drita kalon në gjysmëfinale

KV Drita kalon në gjysmëfinale
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita (M) nga Gjilani ka fituar edhe ndeshjen e dytë të play-off-it, kundër skuadrës Golden Eagle Theranda, duke siguruar kështu gjysmëfinalen, në rrugën drejt trofeut të kampionit.

“Sot në Suharekë treguam karakter, forcë dhe shpirt gare duke mposhtur Golden Eagle Theranda me rezultat 3-1 në sete. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, arritëm këtë fitore në çerekfinalen e dytë dhe siguruam kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe të play-off-it”, thuhet në njoftimin e klubit “bardh e kaltër” nga Gjilani.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të klubit, kjo fitore është dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit që kanë si ekip.

Tani KV Drita fokusin maksimal e ka për sfidën e radhës, gjysmëfinalja i pret.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.