DYLON

KV Drita i kthehet fitoreve, triumfon ndaj Skënderbeut

KV Drita i kthehet fitoreve, triumfon ndaj Skënderbeut
Avatar photo Redaksia

Pas humbjes së papritur në mesjavë ndaj Golden Eagle Therandës, Klubi i Volejbollit Drita (M), tregoi sërish forcë dhe karakter, për të regjistruar fitore, kësaj here duke mundur skuadrën e Skënderbeut, në ndeshjen e javës së 7-të të Raiffeisen Superligës A, të Kosovës në Volejboll.

Skënderbeu 0:3 Drita

EkoHigjiena

Setet: 13:25, 20:25, 20:25

Të kënaqur me këtë fitore janë edhe drejtuesit e klubit “bardh e kaltër”.

“Djemtë tanë treguan forcë, disiplinë dhe shpirt gare duke triumfuar bindshëm në sete ndaj Skënderbeut. Dominim total në çdo set, Drita është këtu për fitore dhe për lavdi. Krenar me paraqitjen e djemve dhe energjinë që dhanë në fushë. Vazhdojmē…”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përndryshe, KV Drita, është rikthyer te fitoret duke mbetur kështu ndër pretendentët kryesor për titull kampioni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.