DYLON

KV Drita humb ndeshjen e tretë, KV Ferizaj avancon 2:1, në serinë e finaleve

KV Drita humb ndeshjen e tretë, KV Ferizaj avancon 2:1, në serinë e finaleve
Avatar photo Redaksia

Finalja e tretë e Raiffeisen Superligës A (Meshkujt) në mes të KV Ferizaj – Drita, i ka takuar skuadrës vendase e cila me këtë fitore ka avancuar në serinë e finaleve, me 2:1.

Ferizaj 3:2 Drita – Setet: 26:24, 19:25, 26:24, 21:25, 15:13.

EkoHigjiena

KV Ferizaj është vetëm një fitore larg titullit kampion, ndërsa Drita do të duhet të fitoj ndeshjen e radhës që të rikthehet në lojë për titull, për ta çuar serinë finale në ndeshjen e pestë vendimtare.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën, më 4 maj 2025, nga ora 20:00, në Palestrën ne Sporteve në Kamenicë, aty ku Drita po i luan ndeshjet si vendës.

Kujtojmë se kampion i Raiffeisen Superligës A, në Volejboll do të shpallet skuadra që arrin tri fitore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.