DYLON

KV Drita forcohet në qendër, Mustafë Thaçi prurja më e re për sezonin 2026/27

KV Drita forcohet në qendër, Mustafë Thaçi prurja më e re për sezonin 2026/27
Avatar photo Redaksia

KV Drita ka zyrtarizuar afrimin e ri për sezonin 2026/27, duke prezantuar volejbollistin Mustafë Thaçi si pjesë të skuadrës bardhekaltër.

Qendra e talentuar vjen nga KV Prishtina, ku në edicionin e fundit ka pasur paraqitje të mira, ndërsa tashmë pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin gjilanas në objektivat e sezonit të ardhshëm.

EkoHigjiena

Menaxheri i klubit, Arbërim Kqiku, e ka vlerësuar afrimin e Thaçit si një lëvizje me rëndësi për skuadrën.

“Mustafa vjen te Drita pas paraqitjeve shumë të mira me klubin e tij të mëparshëm, duke sjellë energji, forcë dhe potencial të madh në repartin e qendrës. Me ambicie të mëdha dhe dëshirë për suksese të reja, ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në objektivat e sezonit të ardhshëm”, ka deklaruar Kqiku, transmeton Portali 2LONLINE.

Sipas tij, ambicia e klubit mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për sezonin e ri.

Klubi bardhekaltër i ka uruar mirëseardhje volejbollistit të ri, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në sukseset e ekipit gjatë sezonit të ardhshëm.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.