DYLON

KV Drita fiton Superkupën e 5-të, Gjilani krenohet me volejbollistet e tij

KV Drita fiton Superkupën e 5-të, Gjilani krenohet me volejbollistet e tij
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit priti sot trajnerin e KV Drita, Lorik Iljazi, dhe volejbollistet e klubit, me rastin e triumfit në Superkupën e Kosovës, trofe ky që i bashkohet historisë së pasur të klubit si Superkupa e 5-të dhe trofeu i 29-të në historinë e tij.

Që nga viti 2014, KV Drita ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në volejbollin kosovar, duke dëshmuar vazhdimisht rezultate të larta dhe profesionalizëm në garat vendore e ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit 2026, volejbollistet e Dritës kanë arritur të sigurojnë dy trofe të rëndësishëm, duke vazhduar traditën e sukseseve të klubit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua edhe për përfaqësimin e radhës në Kupën Ballkanike, ku volejbollistet e Dritës do ta përfaqësojnë Gjilanin edhe në arenën ndërkombëtare.

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të jetë përkrah sportistëve dhe klubeve të qytetit, duke mbështetur rrugëtimin e tyre drejt rezultateve të reja dhe trofeve të tjerë.

Në takim u diskutua edhe për ecurinë e punimeve në Sallën e Sporteve, e cila po shkon drejt përfundimit. Shumë shpejt, volejbollistet dhe sportistët e tjerë të qytetit do të kenë në dispozicion një hapësirë të re dhe moderne, me infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe vazhdimin e sukseseve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.