DYLON

KV Drita (F) fituese të Kupës së Kosovës në volejboll

KV Drita (F) fituese të Kupës së Kosovës në volejboll
Avatar photo Redaksia

Në një finale spektakolare dhe plot emocion, Drita përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2 ndaj Fer Volley, për të fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.

Fer Volley 2-3 Drita
25-18, 25-22, 27-29, 22-25, 13-15

EkoHigjiena

Skuadra gjilanase tregoi karakter të jashtëzakonshëm, duke fituar tre setet e fundit dhe duke siguruar trofeun pas një dueli dramatik në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’.

Finalja dhuroi spektakël të vërtetë për tifozët, me Fer Volley që dominoi dy setet e para, ndërsa Drita reagoi fuqishëm për të përmbysur gjithçka dhe për të ngritur trofeun e shumëpritur.

Një finale e denjë për Final Four-in dhe një festë e madhe për volejbollin kosovar, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.