DYLON

KV Drita e mbyll fazën e rregullt të kampionatit në mënyrën më të mirë – me fitore

KV Drita e mbyll fazën e rregullt të kampionatit në mënyrën më të mirë – me fitore
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani  e ka përmbyll fazën e rregullt të kampionatit me një fitore në Lipjan, duke e mundur skuadre KV Skënderbeu me 3 me 1 në sete. Tani fokusi  i skuadrës gjilanase është në play-off dhe te Kupa e Kosovës.

KV Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme në fund të fazës së rregullt të kampionatit, duke mposhtur KV Skënderbeun me rezultat 3-1 në sete në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.

EkoHigjiena

Ekipi gjilanas tregoi paraqitje të fortë dhe karakter në momentet vendimtare të takimit, duke dominuar përballjen dhe duke e mbyllur fazën e rregullt me një rezultat pozitiv që rrit besimin para sfidave të radhës.

Kjo ndeshje shënoi edhe përfundimin e fazës së rregullt të kampionatit për KV Dritën, ndërsa tashmë fokusi i skuadrës kalon te faza më e rëndësishme – play-off-i. Ndeshjen e parë në këtë fazë, Drita do ta zhvillojë si vendas ndaj KV Golden Eagle Therandë.

Ndërkohë, vetëm një javë para nisjes së play-off-it, skuadra gjilanase do të përballet edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Më 4 prill, KV Drita do të ndeshet me KV Pejën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Me këtë fitore dhe formën aktuale, KV Drita synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të arrijë objektivat e saj në garat vendore.  /2LONLINE/