Restaurant piceria “Shpija Jon” në Preshevë ka marrë çmimin e parë dhe medaljen e artë të ushqimeve më të shijshme në Ballkan. Me ushqimet tradicionale shqiptare janë mahnitur të gjithë të pranishmit por dhe juria,
Këto ushqimet të shijshme janë të preferuara nga shumë konsumatorë në restorant picerinë Shpija Jonë në Preshevë. Stafi dhe pronarët e këtij restoranti kanë hedhë një hap para , duke thyer barrierat dhe për të qenë pjesë e një kampionati për përgatitjen e ushqimeve .
Se ushqimet ishin ndër të shijshmet e kanë vërtetuar edhe interesimi i të pranishmëve por dhe ekspert të ushqimit në kampionatin e Gastronomisë që është mbajtur në Nish.
Me ushqimet tradicionale shqiptare janë mahnitur të gjithë të pranishmit por dhe juria , të cilët pa hezitim restorantit “Shpija Jonë”, i kanë ndarë edhe çmimin e parë dhe medaljen e artë të ushqimeve më të shijshme në Ballkan.
“Ushqimet tona janë pritur shumë mirë , ku një numër i madh i qytetarëve i kanë shijuar ato , ndërsa edhe juria ka qenë e mahnitur me ushqimet tona’’, i kanë thënë portalit tonë pronarët Besim Ymeri dhe Qani Qerimi.
Ata theksuan se për herë të parë marrin pjesë në evenimente të tilla ku janë prezantuar ushqimet tradicionale shqiptare, por duke përfshirë edhe menynë e këtij restoranti.
“Ky është një sukses i madh për ne dhe Preshevën , pasi janë prezantuar ushqimet tradicionale shqiptare por dhe ato që në i ofrojnë për konsumatorët tanë në restorant Shpija Jonë’’, kanë thënë pronarët Besim Ymeri dhe Qani Qerimi.
Edhe përkundër konkurencës së madhe nga shumë shtete ballkanike, ata kanë thënë se ushqimet tradicionale shqiptare janë dëshmuar si më të shijshmet.
Restorant piceria Shpija Jonë ka kohë që në Preshevë , ka sjellë ushqime të veçanta dhe këtë më së mirë e ka dëshmuar edhe çmimi i fituar. Pronarët në fund kanë thënë se do të sjellin edhe shumë risi të tjera në ushqim , duke ofruar një meny të llojllojshme.