Kuvendit i duhet edhe Komisioni për Shkurorëzime dhe ai i Gjuetisë

Kuvendit i duhet edhe Komisioni për Shkurorëzime dhe ai i Gjuetisë

Nuk mbajë mend që Kuvendi i Republikës ka mbajt një seancë të rregullt, e që është marrë ndonjë vendim që është në përputhje me përgjegjësinë që ka kuvendi (përjashto votimin për Ushtrinë).

Shkruan: Ardian Azemi

Inatet politike, jo rrallë herë individuale, kanë bërë që Kuvendi ta humbë autoritetin që ka në shtet, dhe të shndërrohet në arenë lufte përmes të cilit mendohet të përfitohet në votë. Sikur kanë harrua se Kuvendi është për muhabete e punë tjera, jo vendi ku bëhet fushatë elektorale.

Sa herë mbahen seanca, marrë në përqindje, është e gërditshme sa seanca e jashtëzakonshme është thirr dhe vazhdojnë të thirren. Shitet mend në këto seanca dhe nuk punohet gjë. Për çdo çështje, formohen Komisione Parlamentare, marrin mëditje të majme, dhe në fund nuk nxjerrin asgjë në dritë.

Asnjë gjë nuk bëhet as e rastësishme e as për të mirën e vendit dhe popullit. Kryekëput për inate dhe për xhepin e tyre. Kanë mbet të formohen edhe Komisioni për Shkurorëzime, Komisioni i Gjuetisë, dhe Komisioni për Komisionet Parlamentare.

Nëse vazhdon kështu, besojë se brenda pak vitesh Kosovës nuk do t’i duhen as gjykatat, e as seancat normale në Kuvend. Andaj, le të quhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE