DYLON

Kuvendi të miratojë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”

Avatar photo Redaksia

Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit “Atlantikut”, Uk Lushi, ka reaguar pas publikimit të numrit të veteranëve të Kosovës, prej më shumë se 46 mijë.

Lexoni postimin e plotë të Lushit në Facebook:

EkoHigjiena

Nuk ka mundësi që kemi qenë 46 230 ushtarë beteje në UÇK. Kërkoj nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të propozojnë dhe miratojnë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”, sipas të cilit nëse një person vjedh apo mashtron me merita dhe medalje luftarako-ushtarake, atëherë personi dënohet me gjobë dhe/ose me burg.

Prokuroria duhet të fillojë hetimin e rasteve mashtruese dhe gjykatat duhet të japin dënimet më drakonike për hajnat e statutit të veteranit/veteranes dhe të njëjtën duhet ta bëjnë me personat zyrtarë që janë përgjegjës për futjen në lista të atyre që nuk ishin luftëtarë beteje në UÇK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.