DYLON

Kuvendi nuk e procedon kërkesën e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social

Kuvendi nuk e procedon kërkesën e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e parë të rregullt për vitin 2025, ka miratuar raportet e punës së komiteteve për vitin 2024, planet e punës së komiteteve për vitin 2025, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, të cilin e ka paraqitur Blerim Haziri (VV), kërkesën e NPL Stacioni i Autobusëve për mbështetje financiare në shumën prej 207 mijë euro për shkak të vështirësive të funksionimit pas fillimit të punimeve aty deri në përfundimin e këtij projekti, të cilën e ka prezantuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Burhan Isufi, sikurse edhe kërkesën e Shoqatës së Invalidëve të Luftës për mbështetje ndaj një veterani të cilit i është rrënua shtëpia.

Në këtë seancë, është diskutuar edhe rreth klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave, me inicim të asambleistit Ismajl Kurteshi, për përmirësimin e gjendjes në këtë aspekt, ku është miratuar një Komision prej pesë anëtarëve për të nxjerrë një raport me rekomandime për të dalë nga kjo gjendje e rëndë.

EkoHigjiena

Po ashtu, Kuvendi, ka miratuar edhe kërkesën e komisionit të bursave për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerë prej 17.000 euro për shtatë bursistë.

Paraprakisht, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka propozuar që të futet në rend dite miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”, kërkesa këto të cilat sërish nuk morën mbështetjen e shumicës, pasi partitë opozitare (LDK, PDK, Vatra), të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal, votuan kundër, nën arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër kërkesën e qendrës për hulumtim dhe zhvillim për mbështetje financiar për Universitetin e Preshevës, diskutimin rreth kontratave mbi vepër, kërkesën për bashkëpunim ndërkomunal me Kosmunën e Gostivarit dhe raportin e punës të Komisionit për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe shpërblimeve.

Në këtë seancë kanë kontribuar me pyetje e rekomandime edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Nazim Gagica, Blerim Haziri, Arbër Musliu, Krenare Latifi Kqiku, Sami Ahmeti e Muhadin Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.