DYLON

Kuvendi në krizë, s’ka numra për të bërë kuorumin, rrjedhimisht s’ka as seancë!

Kuvendi në krizë, s’ka numra për të bërë kuorumin, rrjedhimisht s’ka as seancë!
Avatar photo Redaksia

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit e ndërprerë ditën e djeshme në mungesë të kuorumit, nuk ka mund të nis akoma as sot, pasi mungojnë opozitarët, e pozita nuk po mund ta bëjë shumicën, kuorumin për të vazhduar me punimet, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Seanca e thirrur për ora 09: 00, akoma nuk ka filluar edhe se kanë kaluar më shumë se 35 minuta, pasi kuvendarët e opozitës (LDK, AAK, Vatra. LS), nuk duken askund, e kuvendarët e pozitës (Vetëvendosje. PDK, AKR dhe KDTP), duket se nuk janë  të gjithë në numër dhe se nuk po mund të sigurohet shumica.

EkoHigjiena

Siç e dimë, Kuvendi komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë, pozita  ka qenë e përbërë prej 18 anëtarëve, pra numër minimal i shumicës, e të cilën e përbënin anëtarët e Kuvendit nga Vetëvendosje (10), PDK (5), e AKR (1),KDTP (1) si dhe një prej anëtarëve që po vepronte si e pavarur në Kuvend, ndonëse para vetës me singël të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila si subjekt është përcaktuar për opozitë dhe se anëtari tjetër i këtij subjekti është opozitar, për më tepër, edhe kryetar dege i AAK-së në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

Sidoqoftë, kjo seancë nuk po fillon akoma edhe pse disa prej kuvendarëve pozitë po vazhdojnë të qëndrojnë në ulëset e tyre, në pritje, ndërsa vlerësohet e rëndësishme për faktin se, siç ka thënë, Riad Rashit, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, buxheti komunal për vitin 2023 duhej të miratohet sot kur është edhe afati i fundit ligjor, përndryshe komuna e Gjilanit do të humb mbi 3,5 milion euro, pjesën e buxhetit të rritur për vitin 2023, ku pastaj rrezikohen shumë projekte dhe investime kapitale.

Megjithatë, po vazhdon qëndrimi në sallë i anëtarëve ët Kuvendit nga pozita me shpresë se do t’i bashkohen edhe opozitarët, së paku për ta miratuar buxhetin. A do të ndodh kjo mbetet të shihet./2LONLINE/