DYLON

Kuvendi miraton rezolutën për arrestimin e Haradinajt

Avatar photo Redaksia

Projektrezoluta për arrestimin e Ramush Haradinajt u votua nga 65 deputetët e Kuvendit të Kosovës.Këto vota u morën në rundin e dytë të votimit të saj pasi në rundin e parë nuk mori votat e mjaftueshme.

Me këtë rezolutë i kërkohet Qeverisë së Kosovës dhe presidentes së Kosovës urgjentisht të kërkojnë nga autoritetet sllovene që Ramush Haradinajt pa asnjë kusht dhe menjëherë ti kthehet pasaporta diplomatike dhe ti lejohet kthimi në Kosovë.

EkoHigjiena

Po ashtu me këtë rezolutë Qeverisë Kosovës i kërkohet që të flas urgjentisht me Brukselin dhe të bëjë pastrimin e listave.

Ndërsa si pikë e tretë e kësaj rezolute ishte që Qeveria e Kosovës t’i vëjë notë proteste shtetit të Sllovenisë.

http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=34350