DYLON

Kuvendi miratoi strategjinë për personat me nevoja të veçanta për periudhën 2015-1018

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot séance e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë ku janë shqyrtuar dhe janë miratuar dy rregullore, një propozim vendim për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme dhe një strategji komunale për kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

Fillimisht këshilltarët e Kuvendit komunal kanë parashtruar pyetje dhe kanë shpreh interesimet për çështje në interes. Këtyre interesimeve i është përgjigjur zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, si dhe për çështje që lidhen me fushën e arsimit ka folur drejtori Qahil Sinani.

EkoHigjiena

Në këtë seancë, këshilltarja e deritanishme e lëvizjes “Vetëvendosje”, Besiana Rexhepi ka njoftuar kryesuesin dhe këshilltarët e Kuvendit se ajo tani e tutje nuk përfaqëson subjektin e VV-së por do të vazhdoj të kontribuojë në të mirë të qytetarëve si kandidate e pavarur.

Këshilltarët e KK-së, kanë miratuar njëzëri propozim rregulloren për mënyrën e organizimit të korrje shirjeve në komunën e Vitisë, e cila do të procedohet tani në diskutim publik para se të shkojë në zbatim.

Gjithashtu është aprovuar edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës Kompanisë KEDS, për vendosjen e një trafo në fshatin Smirë, ndërkohë që është miratuar edhe propozim rregullorja për mënyrat, procedurat dhe kushtet e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Në ndër pikat që edhe zgjoi më shumë interes tek këshilltarët ishte propozim strategjia për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2015-2018 të cilën e prezantoi udhëheqësi i shërbimeve sociale Heset Ukshini.

Ai ka njoftuar këshilltarët me efektet që do ti ketë kjo strategji me zbatueshmërin e saj. Edhe në këtë pikë, këshilltarët ishin njëzëri duke e votuar me shumicë absolute, pasi që e kanë vlerësuar si shumë të nevojshme një planë të këtillë për këtë kategori. /2L ONLINE/