DYLON

Kuvendi mbajti seancën e VIII-të dhe të fundit të legjislaturës 2021–2025

Kuvendi mbajti seancën e VIII-të dhe të fundit të legjislaturës 2021–2025
Avatar photo Redaksia

Sot është mbajtur mbledhja e VIII e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë që u kryesua nga Bekim Azizi, kryetar i Kuvendit, i cili në fjalën e tij falënderoi këshilltarët për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij mandati katërvjeçar, me që kjo seancë ishte edhe e fundit në këtë përbërje. Ai mes tjerash theksoi se gjatë këtij mandati, të gjitha vendimet e marra në kuvend kanë qenë të harmonizuara konform ligjeve në fuqi.

Në rend dite u shqyrtuan dhe miratuan këto pika: Procesverbali i mbledhjes së shtatë të Kuvendit Komunal. Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në Komunën e Vitisë për vitin 2025. Propozimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026. Propozimi për miratimin e planit të punës së Komiteteve për vitin 2026. Propozimi për miratimin e planit ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat e rajonit të Gjilanit, të cilat përfshijnë Gjilanin, Kamenicën, Vitisë, Novobërdën, Parteshin, Kllokotin, Ranillugun, Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Hanin e Elezit, Shtërpcën dhe Kllokotin. Ndërkohë, jashtë rendit të ditës u propozua përfshirja e një pike shtesë që kishte të bënte me buxhetin komunal. Pas hedhjes në votim, kjo pikë nuk u aprovua me shumicë votash dhe nuk u fut në rend dite.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje, përveç kryesuesit Azizi, fjalë rasti patën edhe kryetarët e grupeve të këshilltarëve nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilët falënderuan udhëheqjen e Kuvendit, por edhe subjektet politike për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij mandati. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.