DYLON

Kuvendi konstituohet këtë javë

Avatar photo Redaksia

Liderët e partive politike, sipas burimeve të besueshme të gazetës Tribuna, i kanë premtuar si presidentes Atifete Jahjaga, ashtu edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që i kishin kontaktuar javën e fundit, se gjatë kësaj jave do të thirret seanca për të përmbyllur pikën e tretë, përkatësisht atë të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Nevoja për formimin e Kuvendit, thuhet se diktohet nga domosdoshmëria që Kosova të miratoj më pas Ligjin për Buxhetin e vitit 2015, në mënyrë që vendi të mos zhytet në një krizë te thellë financiare e buxhetore.

EkoHigjiena

Pas konstituimit të Kuvendit do të fillojë numërim nga mbrapa i ditëve për formimin e qeverisë. Nëse kjo nuk arrihet, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Paraprakisht, Partia Demokratike e Kosovës e kishte mbajtur peng konstituimin e Kuvendit duke kërkuar që partitë politike fillimisht të arrinin një marrëveshje në pako edhe për qeverinë. Kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, këtë pikë e kishte frenuar për tre muaj, duke pretenduar gabimisht se mund të merrte postin e kryetarit të Kuvendit. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.