DYLON

Kuvendi Komunal zgjodhi për kryesues Naim Pirën

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me 17 vota pro, 6 abstenime dhe asnjë kundër, kryesues i Kuvendit komunal në Viti në 4 vitet e ardhshme u zgjodh Naim Pira nga radhët e LDK-së. Nga 27 këshilltarë sa numëron Asambleja komunale e Vitisë, në votim morën pjesë 23, ngase një nga AAK mungonte, kurse tre këshilltarë të PDK-së Daut Xhemajli, Selvije Rexhepi dhe Bekim Azizi, ishin kundër  votimit dhe nuk morrin pjesë në proces.

Ndonëse këshilltari Daut Xhemajli fillimisht u deklarua se PDK nuk do të pajtohet më votimin dhe kërkoi që të precizohet pozicioni që të dihet pozita dhe opozita.

EkoHigjiena

“Në emër të këshilltarëve të PDK-së, kërkoi që të dihet raporti pozitë-opozitë. Neve votuesit na kanë lënë në opozitë , mirëpo ne duam që ti qartësojmë këto pozicione dhe të dihet pozicioni ynë.Kam dëshirë që në emër të këshilltarëve të PDK-së të dijmë këtë , në të kundërtën ne nuk shohim vazhdimin me procedimin e kësaj mbledhje”’ tha Xhemajli, transmeton Vitialive.  

Por, qëndrimi i këshilltarit të PDK-së nuk ishte unik pasi që u vërejtën mospajtimet brenda këtij subjekti edhe në seancën e sotme,  ku këshilltarët tjerë të kësaj partie morën pjesë në votim.  Kryetari i komunës Sokol Haliti duke uruar për punë të mbarë asamblistët, tha se nuk jam i prirë që të ndajë Kuvendin në pozitë dhe opozitë dhe asnjëherë nuk do ta bëjë këtë.  

“Deklarimi i vetëm dhe sublim i imi si kryetar komune është që të punojë bashkërisht me gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të  komunës së Vitisë që janë në Kuvend dhe ju ftoj që mos të ndahemi  këtu në Kuvend port ë kemi vetëdije të përgjegjësisë dhe çështjet e rëndësishme që janë në interes ë qytetarëve të shikohen drejt dhe ti shtyjmë përpara këto procese”, tha Haliti.

Në pikën e dytë të rendit të ditës u aprovua vendimi për Komitetin për Politikë e Financa që do të ketë 7 anëtarë, 2 anëtar dhe kryesuesi nga LDK, 2 nga PDK, dhe nga 1 AAK dhe Vetëvendosje.  Po ashtu u vendos që në Komitetin për Komunitete 3 anëtar të jenë nga pakicat, si dhe nga 1 anëtar të jetë nga AAK dhe Vetëvendosje.

/foto:vitialive/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.