DYLON

Kuvendi Komunal në Gjilan mund të dështojë në funksionimin e saj

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, nëse kuvendi i komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me ligj, apo nëse bëhet jofunksionuese dhe kështu rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton komunën për dështimin dhe kërkon që të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal.

Kaluan afër 45 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe fitores së LDK-së në Gjilan, por asnjë levizje nuk ka sa i përket krijimit të trupave të Kuvendit Komunal, zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe zgjedhjen e drejtorëve komunal.

EkoHigjiena

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, neni 50.2 Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionues nëse nuk e zgjedh kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit.

Ndërsa Kuvendi Komunal në Gjilan është themeluar më 24 dhjetor 2013, andaj seanca e pare e punës së Kuvendit për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit në Gjilan duhet të bëhet më së largu deri më 23 janar të këtij muaji.

Po ashtu sipas këtij ligji është e definuar shumë qartë se të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim, ashtu siç kërkohet, shtatë (7) ditë pune para mbajtjes së mbledhjes.

Pra. nëse seanca e Kuvendit Komunal në Gjilan nuk thirret deri më 14 janar, deri të marten, atëhere sipas ligjit Kuvendi Komunal shpallet i dështuar në funksionimin e saj dhe merren masa ligjore për tejkalimin e kësaj gjendje, si dhe Gjilani mund të shkoj në zgjedhje të reja për Kuvendin e Komunës.

Kryetari i Komunës z.Haziri duhet të respektoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale lidhur me funksionimin e Kuvendit Komunal si dhe të krijojë në kohën optimale organet tjera qeverisëse të Komunës sepse nuk ka asnjë arsye për të humbur kohë në kryerjen e punëve dhe shërbimeve të cilat qytetarët e Gjilanit i presin nga komuna e tyre.

Edhe pse të vetëdijshëm se kryetari i Gjilanit nuk e ka të lehtë të formojë ekipin qeverisës, sepse problemet e brendshme eventuale brenda subjektit të tij mund të jenë arsye për këto vonesa të panevojshme, por interesi i komunës dhe qytetarëve të Gjilanit është më i madhë se sa i një grupi të caktuar politik.

Ka shumë probleme me të cilat qytetarët e Gjilanit përballen në mungesë të vendimeve të cilat duhet të merren nga institucioni i Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës dhe nga institucionet tjera të komunës.

Riad Rashiti, anëtar i Kuvendit Komunal

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.