DYLON

Kuvendi Komunal me shumicë votash votoi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023

Kuvendi Komunal me shumicë votash votoi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023
Avatar photo Redaksia

Ka vazhduar sot seanca e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila ishte ndërprerë dje, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që këshilltarët e opozitës kishin lëshuar seancën.

Ndonëse edhe sot këshilltarët e PDK-së nuk prezantuan në seancë gjatë pikës së parë të rendit të ditës për propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2021-2023, megjithatë, kjo pikë u miratua me shumicë votash.

Në shenjë paknaqësie, pikërisht për këtë pikë, edhe këshilltarët e VV-së, lëshuan mbledhjen në momentin kur po votohej Korniza afatmesme buxhetore.

EkoHigjiena

Në këtë seancë, u miratua edhe propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik. Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale afatshkurtër NPSH “Arena”.

U miratua edhe ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-381, të datës 30.04.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2021.

Gjithashtu, u dha një informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.