Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e 11-të dhe të fundit, me të cilën edhe ka përmbyllur punimet për vitin 2019. Seanca e sotme është karakterizuar me inaugurimin e sallës së Kuvendit, e cila është renovuar në kuadër të projektit të raportit të performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë, në vitin paraprak.
Fillimisht, këshilltarët kanë parashtruar pyetje drejtorëve dhe udhëheqjes komunale, e më pas janë shqyrtuar pikat e parapara për këtë seancë. Ka qenë propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr.2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publik, që është miratuar nga asambleistët.
Poashtu janë shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim Kompanisë për distribuim dhe furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ,pa procedur kompensimi, propozim vendimi për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020, propozim vendimi për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore, propozim vendimi për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022.
Ndërkohë, është dhënë një informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë dhe një informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019, për çka edhe ka raportuar komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, i cili mes tjerash edhe ka paraqitur statistikat e rasteve të ra[portuara në polici, për gjatë vitit 2019.
Poashtu, u dha edhe një raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020