DYLON

Kuvendi Komunal me seancë solemne për përvjetori ne pavarësisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Komuna e Gjilanit është bërë gati për të shënuar përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. Bujar Haziri, ushtrues i detyrës së drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se për këtë ditë festive, është përgatitur një program i pasur kulturor.

Programi i manifestimit, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, fillon me homazhe tek Varrezat e dhe Lapidarët e Dëshmorëve (ora 10:00) dhe vazhdon me seancën solemne të Kuvendit Komunal (ora 11:30), për të  vazhduar me koncertin për fëmijë (12:00), koncerti i muzikës klasike (15:00) si dhe koncerti i madh festiv me ansamble dhe solistë të qytetit (19:30), me të cilin edhe përmbyllen manifestimet kushtuar 17-shkurtit.  

EkoHigjiena

“Jemi kujdesur që programi të jetë sa më i larmishëm dhe i pëlqyeshëm për të gjitha kategoritë”, ka thënë  Bujar Haziri.

Qyteti i Gjilanit tashmë është e stolisur me flamuj shtetëror përgjatë gjithë rrugës kryesore. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.