DYLON

Kuvendi Komunal mbanë mbledhje solemne për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi Komunal mbanë mbledhje solemne për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Për nder të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhje solemne.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, asambleistë, Drejtorë të Drejtorive Komunale, përfaqësues të OVL-UÇK dega në Kamenicë, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Pasi hapi mbledhjen Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati ka uruar të gjithë shqiptarët për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë që ata që dhanë jetën për themelimin e shtetit do të kujtohen çdoherë.

Pasi mori fjalën Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, uroi të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se asnjëherë nuk do të harrohet jeta dhe vepra e dëshmorëve të vendit, dhe vetëm me punë duke e dërguar vendin përpara do ta jetësojmë amanetin e atyre.

Edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, në fjalën e tij uroi të gjithë për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova ka dhënë shumë për këtë ditë të cilën e gëzojmë ne, dhe se dëshmorët që dhanë jetën do të kujtohen përherë. /2LONLINE/