DYLON

Kuvendi Komunal mban sot seancën e radhës në hapësira të reja

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit mbanë sot seancën e rregullt, por në sallë të re. Pra, sot bëhet edhe inaugurimi i sallës së re të Kuvendit Komunal të Gjilanit (objekti i ish-gjykatës), pastaj mbahet seanca ku parashihet të trajtohen një mori çështjesh por do të veçonim pikën që ka të bëjë me rendin e punës ku përfshihen rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa që janë: Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-shtator 2015, Raporti financiar janar-shtator 2015, Propozim vendimi për këmbimin e një pjese të pronës komunale me pjesën e pronës private të ngastrave përkatëse, Raporti i Komisionit të aksionarëve për gjendjen në Ndërmarrjen Publike “Ecohigjiena” Gjilani, dhe të ndryshme

Po ashtu kemi edhe rekomandimin për plotësimin e rendit të punës ku i rekomandohet Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në seancën e radhës të shqyrtoj-miratoj: Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nagip Rexhepi” Gjilan. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.