DYLON

Kuvendi Komunal mban seancë solemne

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Seanca solemne me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës  do të mbahet sot me fillim në ora 11:30, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Përndryshe,  sipas zyrtarëve komunal Komuna e Gjilanit ka bërë përgatitjet e nevojshme për të shënuar përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës, dhe se për këtë ditë festive, është përgatitur një program i pasur kulturor.

EkoHigjiena

Programi i manifestimit, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, fillon me homazhe tek Varrezat e dhe Lapidarët e Dëshmorëve  dhe vazhdon me seancën solemne të Kuvendit Komunal .

Pjesë e rëndësishme e programit festiv janë edhe koncerti për fëmijë (12:00), koncerti i muzikës klasike (15:00) si dhe koncerti i madh festiv me ansamble dhe solistë të qytetit (19:30), me të cilin edhe përmbyllen manifestimet kushtuar 17-shkurtit.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.