(2LONLINE) – Seanca solemne me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës do të mbahet sot me fillim në ora 11:30, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
Përndryshe, sipas zyrtarëve komunal Komuna e Gjilanit ka bërë përgatitjet e nevojshme për të shënuar përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës, dhe se për këtë ditë festive, është përgatitur një program i pasur kulturor.
Programi i manifestimit, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, fillon me homazhe tek Varrezat e dhe Lapidarët e Dëshmorëve dhe vazhdon me seancën solemne të Kuvendit Komunal .
Pjesë e rëndësishme e programit festiv janë edhe koncerti për fëmijë (12:00), koncerti i muzikës klasike (15:00) si dhe koncerti i madh festiv me ansamble dhe solistë të qytetit (19:30), me të cilin edhe përmbyllen manifestimet kushtuar 17-shkurtit. /2lonline/