DYLON

Kuvendi Komunal mban mbledhjen e katërt, shqyrtohen një mori çështjesh

Kuvendi Komunal mban mbledhjen e katërt, shqyrtohen një mori çështjesh
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e IV-të të rregullt.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Në rend ditë për miratim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e III-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025.

2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.

3. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Janar – 31 Mars 2025.

4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për Themelimin dhe Punën e Asambles Komunale të Fëmijëve në Komunën e Kamenicës.

5.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për Transparencë në Komunën e Kamenicës.

6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01 Nr.31251 e datës 29.09.2022, për kushtet, kriteret dhe procedurën e ndarjes së subvencioneve.

7. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit i Veprimit për Transparencë 2025-2029.

8. Informatë lidhur me Raportin e Monitorimit dhe Zbatimit të Planit të Integritetit për periudhën Korrik-Dhjetor 2024.

9. Propozim-vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit shumëfunksional në shërbim të komunitetit lokal në fshatin Muçivërc.

10. Propozim-vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të tejkaluara nga viti 2024 në vitin 2025.

11. Propozim-vendim për rialokime dhe transfere.

12.Të ndryshme.

Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesi i Kuvendit të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.