DYLON

Kuvendi komunal mbajti seancën e parë për këtë vit

Kuvendi komunal mbajti seancën e parë për këtë vit
Avatar photo Redaksia

Këshilltarët e Kuvendit komunal në Viti, kanë mbajtur sot seancën e parë për këtë vit, ku në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe raporti i punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti, për periudhën janar-qershor 2018.

Pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit Haliti, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh që kishin të bënin kryesisht me projektet e vitit të kaluara.

Pika të tjera për këtë seancë, e të cilat u miratuan nga këshilltarët, ishin edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë, propozim vendimi për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshëm me Komunën e Kirchhain, si dhe draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

EkoHigjiena

Krahas këtyre pikave, ndër to si pikë shtesë ishte edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-410/03-538 të datës 05.06.2018, për formimin e komiteteve konsultative. Në këtë seancë u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.