/2L ONLINE/ – Mbledhja IX-të e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë , do të mbahet me datë 28.09.2016 (e mërkurë) duke filluar në ora 10,00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë në Shtëpinë e kulturës, Gursel e Bajram Sylejmani në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë seancë kryesuesi Naim Pira propozon këtë:
R e n d d i t e
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim buxhetit të Komunës së Vitisë për vitin 2017.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Rregullores për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017.
4. Informatë nga DKA për fillimin e vitit shkollor 2016 – 2017.
5. Propozim vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017.
6. Propozim vendim për shkarkimin e Hasan Berishës nga Anëtari i Komitetit për Komunitete.
7. Propozim vendim për emërimin e Anëtarit të Komitetit për Komunitete.